Kuvendi nesër mban tri interpelanca

07 qershor 2018 | 14:38

Kuvendi i Kosovës nesër në orën 11:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare  ku në rend të ditës janë tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të Kuvendit, interpelanca e parë e kryeministrit është në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, kurse interpelanca e dytë është për situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, si dhe interpelanca e tretë ka të bëjë me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve dhe subvencione.

Po ashtu në rend dite të vazhdimit të kësaj seance është edhe votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017, si dhe propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët turq, që jetojnë jashtë Turqisë, kanë filluar të votojnë…