Kuvendi nesër pritet ta miratojë rezolutën dhe ta formojë komisionin për themelimin e tribunalit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër (e enjte) do ta shqyrtojnë propozim-Rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.
Po ashtu në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në orën 10:00 do të formohet Komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, si dhe pritet të caktohet Dita e Gjenocidit.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.
/Epoka e re/