Kuvendi pritet ta shqyrtojë platformën për dialogun me Serbinë
03 qershor 2018
| 17:05
Kuvendi i Kosovës pritet ta shqyrtojë të hënën platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Sipas kësaj platforme, bartës i procesit final të dialogut do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo platformë është përgatitur nga Qeveria dhe është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Kuvendin e Kosovës.
/Epoka e re/