Kuvendi nesër shkon në pushim
21 dhjetor 2017
| 21:08
Me përfundimin e Seancës së nesërme të Jashtëzakonshme, të vendosur para pak çastesh nga Kryesia e Kuvendit, përfundon dhe sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit.
Sipas një njoftimi sesioni i ri fillon të hënën e tretë të muajit janar të vitit të ardhshëm, përkatësisht më 15 janar 2018.
Kryesia e Kuvendit mori vendim sot që me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, nesër të mbahet Seancë e Jashtëzakonshme ku pritet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin 2018-të.