Kuvendi nesër shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025
20 nëntor 2024
| 16:03
Përveç adresimit të presidentes Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë një seancë tjetër plenare.
Në këtë seancë, që nisë në ora 10:00, në rend dite do të jetë shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, pasi i njëjti është miratuar në parim para rreth një jave.