Kuvendi nis me shqyrtimin e pikave nga seancat e kaluara

13 shtator 2018 | 08:24

Kuvendi i Kosovës, pas pushimit veror nis sot punën me mbajtjen e seancës së rregullt plenare, ku janë paraparë 40 pika të rendit të ditës, të cilat kryesisht janë nga pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë shtatë deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut, si dhe ajo për shtesat e fëmijëve.

Po ashtu, është paraparë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe projektligji për shërbimet postare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i…