Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright
24 mars 2022
| 11:42
Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila dje ndërroi jetë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se kontributi i saj ka qenë “i çmueshëm dhe i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.