Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë
23 shkurt 2023
| 11:10
Nesër (e premte) më 24 shkurt bëhet 1 vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Mijëra persona janë vrarë nga agresioni i Rusisë atje.
Me këtë rast, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar viktimat ukrainase me një minutë heshtje.
Në seancën plenare të Kuvendit janë edhe mysafirë dhe gazetarët ukrainas që janë në Kosovë.