Kuvendi nuk arrin të zgjedh gjyqtarët shqiptarë në Kushtetuese
19 maj 2018
| 00:49
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh asnjë kandidat shqiptar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në anën tjetër ka arritur të zgjedh dy kandidatë nga radhët e komuniteteve.
Gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës, në seancë ishin prezent 108 deputet.
Rezultatet e votimit janë si në vijim:
Nexhmi Rexhepi, 60 vota
Safet Hoxha, 59 vota
Remzie Istrefi, 58 vota
Shkemb Manaj, 42 vota
Hajzer Salihu, 35 vota
Vigan Qorrolli, 19 vota