Kuvendi nuk arrin t’i votojë dy marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare
26 korrik 2018
| 16:43
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i ratifikojë dy marrëveshje ndërkombëtare për shkak se deputetët e LDK-së nuk kanë votuar për arsye të një përplasje verbale me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Marrëveshjet të cilat nuk kanë arritur të kalojnë në Kuvend janë Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.
Këto dy marrëveshje kanë mbetur të hedhen në votim në seancën e ardhshme të Kuvendit. Për të kaluar këto dy marrëveshje duhet mbi 80 vota të deputetëve.