Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit
06 gusht 2021
| 12:30
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Për rezolutën e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan.
Rezoluta ftonte Qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit. Debati për këtë rezolutë ishte zhvilluar më 7 korrik.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ata që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute, derisa në sallë ishin 83 deputetë.