Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen 40 milionë dollarëshe me OPEC-un

22 shkurt 2023 | 13:36

Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.

Fillimisht, ministri Hekuran Murati, i ka njoftuar ligjvënësit se ka nënshkruar këtë marrëveshje, teksa ka kërkuar që të miratohet.

“Marrëveshja e kredisë për financat publike kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë, dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës.  Kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi për marrëveshjen për politika zhvillimore që ka qenë me bankën botërore”, ka thënë Murati.

Arsyetimi për të mos e votuar këtë marrëveshje, sipas opozitës, ishte se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë projekt kapital.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e parë në kuadër të Evropa Ligës, Barcelona…