Kuvendi nuk i miraton tri raporte vjetore në seancën e fundit të sesionit pranveror
Kuvendi s’e ka miratuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020.
Me asnjë votë për, 57 kundër dhe shtatë abstenime ky raport nuk mori aprovimin e deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur as raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020.
Më asnjë votë për, 56 kundër dhe shtatë abstenime ky raport nuk ka kaluar në Kuvend.
Edhe një raport tjetër vjetor nuk e ka marrë miratimin nga deputetët sot në seancën e fundit të sesionit pranveror.
Me asnjë votë për, 57 kundër dhe shtatë abstenime, Kuvendi nuk e ka miratuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020.