Kuvendi nuk ka kuorum për marrëveshjen me Bankën Evropiane për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10
21 korrik 2021
| 14:17
Ka vazhduar sot seanca e Kuvendit të Kosovës.
Edhe në këtë seancë nuk u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, pasi pati mungesë kuorumi.
Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci ka theksuar se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për më vonë.
Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit.