Kuvendi pa kuorum, deputetët shkojnë në pauzë

26 janar 2022 | 16:49

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare me disa pika të rendit të ditës të cilat nuk ishin përfunduar në seancat e kaluara.

Por për të vazhduar debatin për këto pika të mbetura, nuk ka kuorum.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pasi opozita e ka lëshuar sallën ka thënë se seanca do të vazhdojë me prezantimin disa projektligjeve meqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për disa pika të cilat ishin paraparë të hyjnë në votim.

“Për shkak që nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për disa prej pikave që duhet të hyjnë në votim do të vazhdojë me pikat e mbetura ku nuk është shtjerrë debate dhe kemi prezantim të projekt ligjeve. Po vazhdoj me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj, ministri i Mjedisit ka paraqitur projektligjin për mbeturina, por i njëjti nuk ka kuorum.

Mes tjerash votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik dhe votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 janë shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa deputetët e opozitës në sallë po vazhdojnë punimet e…