Kuvendi pas dy javësh e mban seancën e radhës
01 dhjetor 2023
| 11:13
Seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës do të mbahen pas dy javësh. Kështu ka bërë me dije shefi i grupi parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, ka thënë Tahiri.