Kuvendi për nëntë muaj shpenzoi mbi 4.6 milionë euro për paga e mëditje
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka bërë me dije se shpenzimet e Kuvendit për nëntëmujorin e këtij vitin kapin shifrën mbi 5 milionë euro ose 55 për qind të buxhetit të përgjithshëm.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Krasniqi ka treguar se për paga dhe shtesa janë shpenzuar 67 për qind e buxhetit ose më shumë se 4.6 milionë euro.
“Shpenzimet për nëntëmujorin e vitit 2022 për katër programet e lartcekura janë: 5 409 389 92 euro, ose 55.92 për qind e buxhetit vjetor dhe atë si vijon: paga dhe shtesa shuma prej 4 677 839 euro ose 67.73 për qind e buxhetit vjetor, mallra dhe shërbime 589 662 25 euro ose 32.45 e buxhetit vjetor, shpenzime komunale 130 898 19 euro ose 65.45 për qind e buxhetit vjetor, subvencionet dhe transferet 9 780 44 ose 13.97 për qind e buxhetit vjetor dhe shpenzimet kapitale 1 210 ose 0.18 për qind e buxhetit vjetor”.
“Aktualisht jemi në pritje të raportit të Komisionit të pranimit për projektin ‘Krijimi i Qendrës së të Dhënave’ me një pagesë rreth 150 000 euro, ndërsa projekti i pajisjeve të sallës plenare do të deklarohet si kursim dhe se do të jetë e nevojshme që të buxhetohet edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Krasniqi.