Kuvendi ratifikoi dy marrëveshje ndërkombëtare

28 dhjetor 2020 | 16:48

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me vota unanime dy marrëveshje ndërkombëtare.

Të zgjedhurit e popullit miratuan fillimisht marrëveshjen për kredi të likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it.

Kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se për këtë projektligj votuan 89 deputetë.

“Në votim kanë marrë pjesë 89 deputetë, të gjithë janë vota për. Rrjedhimisht Kuvendi e miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ëma e Rita Orës, Vera Ora u diagnostikua me…