Kuvendi ratifikoi tri marrëveshje ndërkombëtare
20 shtator 2018
| 15:42
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).
Marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi janë: Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
/Epoka e re/