Kuvendi ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare.
Në mesin e këtyre marrëveshje janë: Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet të Republikës se Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag, për projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për komunën e Podujevës, ai për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.
Ndërsa deputetët e Kuvendit nuk e kanë miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendror.
/Epoka e re/