Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare

06 gusht 2021 | 12:11

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II)” dhe Projektligjin nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj Covid-19”.

Votimi i këtyre marrëveshjeve është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, komuniteti multietnik dhe  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë subjektet politike nuk gjetën pajtueshmëri për të votuar për dy marrëveshje tjera ndërkombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili pritet të largohet nga pozita e deputetit të…