Kuvendi ratifikon marrëveshjet me Shqipërinë

24 shkurt 2022 | 17:33

Kuvendi i Kosovës me 82 vota për ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Gjithashtu, deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Të dy projektligjet që janë sjellë në Kuvend nga qeveria, kanë gjetur mbështetjen edhe të partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Center”, të enjten…