Kuvendi s’duhet të marrë asnjë vendim pa u themeluar Komisioni Hetimor

05 maj 2022 | 11:01

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ‘sjellja e pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në kuvend’.

Në seancën e sotme të Kuvendit e cila nisi me debat për Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë, Gashi u shpreh se Kuvendi duhet të themelojë këtë komision dhe siç tha ai, s’ka logjikë logjikë institucionale politike që të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.

“Sa i përket grupit parlamentar të LDK-së, situata është delikate dhe mendoj se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në Kuvend. Kjo është vështirësim i nivelit të demokracisë në Kuvend”.

“Kuvendi s’duhet të marrë asnjë vendim përpara se të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitën e tij të…