Kuvendi shkarkon bordin e KPMM-së
26 tetor 2023
| 11:44
Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar kryesuesen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Selvete-Grajqevci-Pllana.
62 deputetë kanë votuar për shkarkimin e kryesueses se KPMM-së.
Po ashtu, Kuvendi ka shkarkuar edhe anëtarët e bordit të KPMM-së, Rrezarta Pushkolli, Gani Kastrati dhe Gani Maliqi.