Kuvendi shkarkon bordin e RTK-së
08 korrik 2021
| 12:27
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.
Anëtarët Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku janë shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Më herët, Kuvendi nuk ka aprovuar raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020.