Kuvendi shkon në pauzë
03 shkurt 2020
| 14:47
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkruar në pauzë deri në orën 16:00, ku me pas do të vazhdojë seanca e cila është thirrur për votimin e qeverisë Kurti.
Në këtë seancë, Kurti ka paraqitur programin qeverisës si dhe ka paraqitur para deputetëve emrat e kabinetit të tij qeveritar.
Ndryshe nga deputetët e pozitës se ardhshme, ata të opozitës kanë kritikuar ashpër programin qeverisës të Kurtit. Po ashtu, ata kanë kritikuar Kurtin edhe për siç kanë thënë ndryshimin e qëndrimeve.