Kuvendi shkon në pauzë

03 prill 2021 | 21:46

Ka dështuar edhe votimi i përsëritur i raundi të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi vetëm 79 deputetë morën pjesë në votim. Në garë për president janë Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se pas një pauze prej 30 minutash, do të njoftojë për vazhdimin e mëtejmë të kësaj seance.

Disa deputetët të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk po marrin pjesë në votim. Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu nuk votuan.

Në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konstatuar i mbyllur rundi i parë i votimit për…