Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00
03 qershor 2021
| 14:19
Pas një debate prej më shumë se tre orësh, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në ora 15:00.
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.
Nga deputetët e opozitës u kërkua që të bëhet depolitizimi i arsimit. Ndërsa deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri, ka kërkuar që të lejohet mbajtja e mbrëmjes e maturës.
Kurse, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se s’kanë pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.
Ajo më tej ka deklaruar se vendimi i qeverisë e ndalon, derisa tha se ky vendim është marr për mirëqenien e nxënësve.