Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00
22 nëntor 2018
| 13:11
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00, ku pas kësaj pauze pritet të vazhdojë debati parlamentar për dështimet e politikës së jashtme të Kosovës.
Në këtë debat parlamentar i cili është thirrur nga LDK-ja është kritikuar puna e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Madje, deputetët e opozitës kanë kërkuar shkarkimin e Pacollit dhe dorëheqjen e Qeverisë.
/Epoka e re/