Kuvendi shpenzoi 7 milionë euro në vitin 2022, gjysma shkoi për paga të deputetëve
27 shkurt 2023
| 17:03
Më shumë se 7 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022. Kjo shumë ka shkuar për paga, mëditje, mallra dhe shërbime të tjera.
Këtë e ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, teksa ka raportuar të hënën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilën është shqyrtuar raporti e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2022.
Krasniqi ka thënë se për paga, mëditje, mallra, shërbime dhe disa kategori të tjera Kuvendi për vitin 2022 ka shpenzuar mbi 7 milionë euro, ndërsa më shumë se 3.3 milionë euro janë shpenzuar për paga të deputetëve.
Ndërsa deputetët kanë pasur kritika sa i përket mosfunksionimit të votimit të digjitalizuar në Kuvend.