Kuvendi shpenzoi mbi 1.8 milion euro për tre muajt e parë të vitit 2022
08 qershor 2022
| 13:11
Në tremujorin e parë të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga dhe shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë euro.
Kjo është bërë me dije të mërkurën sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Krasniqi ka thënë se shpenzimet e Kuvendit në katër programe përfshijnë 1 milion e 819 mijë e 199 euro.
Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.