Kuvendi shqyrtoi Projektligjin për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’
06 qershor 2018
| 17:14
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shqyrtuar në lexim të parë edhe Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit me shumicë votash kanë miratuar Projektkodin Penal të Kosovës, pas debatit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme.