Kuvendi shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2018
Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në të cilën po diskutohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2018.
Në fillim të kësaj seance, deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë kritikuar kryeministrin Haradinaj në lidhje me vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.
Deputetja Haxhiu ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e Haradinajt. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se për këtë vendim i është drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) për konflikt interesi.
Pas këtij vendimi, deputetët janë duke votuar amendamentet e propozuara nga Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe deputetët, 101 sosh. (A. Mavraj)