Kuvendi shtyn për të enjten seancën, shkak mungesa e kuorumit
28 mars 2022
| 14:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se seanca e sotme do t’i vazhdojë punimet të enjten.
Sipas tij, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve për votim të pikave që ishin në rend të ditës.
Seanca do të fillojë nga ora 10:00.