Kuvendi s’ka kuorum, nuk miratohet vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji
29 shtator 2022
| 13:05
Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit nuk e ka miratuar vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare. Për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji kanë votuar vetëm 58 deputetë.