Kuvendi s’ka kuorum për rezolutën e LV-së
21 shtator 2020
| 15:17
Mospjesëmarrja në votim e deputetëve ka bërë që të mos kalojë rezoluta e LV-së e propozuar pas interpelancës së ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se vetëm 23 deputetë kanë marr pjesë në votim dhe në mungesë të kuorumit votimi do të përsëritet.