Kuvendi sot mban seancë plenare
20 prill 2023
| 08:16
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Seanca do të nisë në orën 10:00. Ditët e fundit është pamundësuar mbajtja e seancave për shkak të mungesës së kuorumit, saqë krye parlamentari Glauk Konjufca tha se “kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë”.
Gjatë ditës së sotme në rend dite janë 10 pika.
Ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit.