Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

15 janar 2022 | 09:41

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 14:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në njoftimin për media është thënë se në rend të ditës është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbajtjen e kësaj seance.
Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë,…