Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për gjendjen ne arsim

28 mars 2019 | 08:28

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e kompensimit të orëve të humbura të mësimit gjatë 15 ditëve të grevës së mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë në fillim të këtij viti.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00 Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në një njoftim të dërguar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.…