Kuvendi sot mban seancë të veçantë
27 tetor 2023
| 08:03
Kuvendi i Kosovës sot pritet të zhvillojë një seancë të veçantë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, të datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi – Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.