Kuvendi sot me dy seanca të jashtëzakonshme
27 qershor 2019
| 07:57
Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca të jashtëzakonshme.
Në seancën e parë, e cila fillon nga ora 10:00, në rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Ky projektligj njëherë kishte arritur të merrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.
Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme fillon nga ora 11:00 dhe në rend dite është gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.