Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme për FSK-në

14 tetor 2024 | 08:34

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për ta trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca është thirrur me kërkesë të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije dje se do të propozohet një rezolutë e thjeshtë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin urgjentisht çështjen e furnizimit me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë.

“Kuvendi do të obligojë qeverinë të zgjidhë këtë çështje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shtuar se drafti i rezolutës mund të plotësohet nga deputetët gjatë seancës, duke lënë hapësirë për diskutim dhe përmirësime të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje po mban tubime në Gjermani me mërgimtarët. Në…