Kuvendi sot seancë solemne për 25-vjetorin e betejës së Kosharës
04 prill 2024
| 08:13
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të 25-vjetorit të betejës së Kosharës.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.
Në betejën e Kosharës ranë 114 dëshmorë të kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtarë, shtetas të huaj nga Italia, Franca etj.