Kuvendi të enjten debaton për dialogun me Serbinë
23 korrik 2018
| 17:12
Kuvendi i Republikës Kosovës kishte paraparë që të hënën të mbahet debati parlamentar për dialogun me Serbinë, por është vendosur që ky debat të mbahet të enjten në orën 10:00.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka insistim as nga pozita dhe as nga opozita që ky debat të mbahet të hënën, për shkak se një numër i madh i deputetëve nuk kanë qenë të pranishëm në seancë.
/Epoka e re/