Kuvendi të enjten mban seancë, Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen komisione të reja hetimore

23 shtator 2024 | 12:44

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduar të seancave të kaluara.

Kusari-Lila ka thënë se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, falë mbështetjes së partive opozitare.

“U dakorduam që te vazhdojë një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim që do të votohen me ndihmën e partive opozitare”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen komisione të reja hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundojë mandatin kjo legjislaturë.

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…