Kuvendi të enjten mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës

11 mars 2024 | 12:17

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita do të mbahet të enjten në orën 10:00.

Në këtë seancë do të trajtohen kontratat njëburimore.

“U caktua një seancë e jashtëzakonshme me kërkesën e opozitës lidhur me kontratat një burimore të qeverisë Kurti, sipas deklarimit të tyre. Materiali nuk ishte I shpërndarë sepse kërkesa erdhi pak minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë”,ka thënë Kusari Lila.

Më tutje, ajo është shprehur se fatkeqësisht nuk janë dakorduar për një seancë tjetër të rregullt.

“U dakorduam që ta kemi në ditët apo në javët në vazhdim”, ka thënë  Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e dytë radhazi për Lakersat në NBA, që me…