Kuvendi të enjten mban seancë të rregullt plenare
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Në këtë seancë, pritet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e Ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i Ligjit për zyrtarë publikë.
“Pas mbledhjes së Kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 7 prill me agjendën: Shqyrtimi i Projektligjin për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e Ligjit për procedurë përmbarimore. Një pikë tjetër është shqyrtimi i Ligjit për zyrtarë publikë”, ka thënë ajo.
Ndërsa seanca e dytë, Kusari-Lila ka thënë se është caktuar më 12 prill, ku do të debatohet për politikën e jashtme.
“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, ka thënë Kusari-Lila.