Kuvendi do të mbajë seancë solemne për 20-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”
02 mars 2018
| 20:32
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e njëzetvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të mbahet ditën e hënë më 5 mars, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.
Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, qeveria ka organizuar manifestim gjithëpopullor me aktivitete të ndryshme me datat 5, 6 dhe 7 mars.