Kuvendi vazhdon edhe sot me seancë
Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar edhe sot me seancë.
Pas seancës së djeshme afër 12 orë, deputetët kosovarë sot para vetes kanë për të miratuar rezolutën për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti.
Pastaj në interpelancë janë ministri i Arsimit, Ramë Limaj dhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu.
Dje në Kuvend ka raportuar kryeministri Hotin lidhur me dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Uashingtonit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për lëshimet e bëra në marrëveshjen me Serbinë të arritur në Uashington. Deputetët e LV-së kanë vlerësuar se me këtë marrëveshje ka fituar Serbia dhe jo Kosova, kurse ata të PDK-së kanë deklaruar se qeveria aktuale po tenton ta hapë pakon e Ahtisarit në procesin e Brukselit.
Kryeministri Hoti i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se në Bruksel do të bisedohet vetëm për njohje reciproke.
(A.M / Epoka e re)