Kuvendi voton Ekipin Dialogues për bisedime me Serbinë
15 dhjetor 2018
| 18:56
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipin Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.
Kuvendi ka votuar rezolutën për dialogun pas një seance të gjatë, që u karakterizua me ndërprerje dhe pritje të gjata.
Ekipit Dialogues do t’i prijnë Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Shpend Ahmeti nga partia opozitare PSD.
Ndërsa anëtarë janë; Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK-ja, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile emrin e të cilit do e tregohet emri më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen do zëvendësohen momentalisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.